Insajderi
Lajme

Kurti ia beson agjendën Dejona Mihalit – zbulon detaje nga udhëtimi në Londër

Insajderi
09 April 2026 - 11:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti ia beson agjendën Dejona Mihalit – zbulon detaje nga udhëtimi në Londër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të marrë pjesë sonte në një diskutim të organizuar në Londër nga ODI Global, një institut për kërkime dhe politika zhvillimore.

Lajmi u bë i ditur nga koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila njoftoi përmes një postimi se tema e diskutimit do të jetë: “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”.

“Sonte në Londër. “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”, diskutim në ODI Global në Londër. Pjesëmarrës në diskutim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, shkroi Mihali në një postim në Facebook.

Diskutimi në Londër do të jetë i hapur për pjesëmarrje fizike dhe online për publikun e interesuar, për të cilën gjë njoftoi edhe Mihali.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark