Pas ndarjes nga ish-i dashuri i saj Alex Rodriguez, për Jennifer Lopez pati një “fillim të ri” me Ben Affleck.
Menjëherë, ata nisën një udhëtim nëpër vendet më piktoreske europiane duke lundruar me një jaht superluksoz 130 milionë dollarë. Pasi vizituan vende si St. Tropez, Monte Karlo apo në Itali udhëtimi i tyre romantik u mbyll dhe JLo është përshëndetur me stafin që u shërbeu gjatë këtyre ditëve.
52-vjeçarja, si gjithmonë me stilin e saj që e karakterizon, është fotografuar teksa i dha lamtumirën ekuipazhit të jahtit.
Sapo shkeli në tokë, Jennifer Lopez u prit nga një grup i vogël fansat me të cilët realizoi edhe foto, por ajo që ra në sy ishte mungesa e Ben Affleck.