×
  • Biznes
  • Biznes

    “Udhëtimi në kohë”- truku i fshehur në Google Maps

    Insajderi
    18 February 2024 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    A e dini se Google Maps ka një opsion që ju lejon të “udhëtoni në kohë”?

    Është një veçori që nuk është shumë e lehtë për t’u gjetur në shikim të parë, por ky truk mund t’ju lejojë lehtësisht të shihni se si dukej dikur rruga juaj.

    Gjithçka bëhet përmes segmentit Street View, të cilin Google e ka lëshuar shumë kohë më parë në mënyrë që të shikoni një rrugë në një mjedis “real”.

    Pamjet e rrugëve janë përditësuar, por kjo nuk do të thotë që të vjetrat janë fshirë.

    Ky është pikërisht fakti nga i cili mund të përfitoni, dhe është mjaft e lehtë.

    Hapni Google Maps

    Zgjidhni vendndodhjen ose adresën që dëshironi

    Aktivizoni Street View duke zvarritur ‘vogëlushin’ e verdhë nga këndi i poshtëm djathtas

    Në pjesën e sipërme të majtë, nën zonën e kërkimit, do të shihni “See more dates” (shiko më shumë të dhëna”.

    Zgjidhni këtë dhe do të shihni të gjitha pamjet e mëparshme të vendeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark