Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin po qëndron në një vizitë në Kosovë. Para takimit me kryeministrin Albin Kurti, Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është takuar me Komandantin e KFOR’it, Angelo Mikele Ristuccia, për të folur lidhur me zhvillimet e djeshme në veri të vendit.
Për agjendën e Sarrazin, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Sipas njoftimit të ambasadës, ai do të shkojë edhe në Komunën e Mitrovicës. Atje ka ftuar përfaqësuesit e mediave për një takim 20-30 minutësh.
Takimi do të mbahet në orën 13:30, në zyret qendrore të EULEX-it në Mitrovicën Jugore.
Sarrazin tashmë është takuar me Komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia.