Për disa orë me radhë janë thyer ueb-faqet e gazetave kryesore të Suedisë, nga një grup i hakerave të pa identifikuar deri më tash.
Policia suedeze është duke e vazhduar hetimin lidhur me rastin, derisa sulmi nga hakerët konsiderohet i rrezikshëm nga drejtoresha e Shoqatës Suedeze për Media, Jeanette Gustafsdoter.
“Kërcënimi ndaj raportimit të mediave është kërcenim për demokracinë”, ka thënë drejtoresha Gustafsdoter, shkruan france24.com
Deri më tash ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet që çuan në bllokimin e faqeve të gazetave Dagens Nyheter, Svenska Dagbladet, Expressen dhe Aftonbladet./Insajderi.com