UEFA, kontrolle anti-doping Kombëtares shqiptare - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    UEFA, kontrolle anti-doping Kombëtares shqiptare

    Insajderi
    26 March 2016 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një momente gjjithë bota sportive është vënë nën hijen e dyshimit për shkak të dopinigut, UEFA ka vendosur të bëjë kontrolle antidoping edhe tek Kombëtarja shqiptare e futbollit.

    Kësaj procedure nuk i ka shpëtuar as skuadra jonë përfaqësuese, ku disa futbollistë të saj u përzgjodhën për të kryer testet antidoping.

    Kontrollet antidoping u kryen në Austri, ku kuqezinjtë janë zhvendosur për sfidën miqësore me vendasit, njofton Top-channel.

    Kjo është një procedurë e zakonshme e ndërmarrë nga Federata europiane e futbollit, së cilës do t’i  nënshtrohen të gjitha skuadrat përfaqësuese që do të marrin pjesë në fazën finale të kampionatit europian të Futbollit që do të zhvillohet në Francë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark