Insajderi
Sport

UEFA shqyrton procedurat penale ndaj Infantinos

Insajderi
27 August 2026 - 17:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
UEFA shqyrton procedurat penale ndaj Infantinos
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

UEFA po shqyrton nisjen e procedurave penale ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me planin kontrovers për shitjen e një pjese të të drejtave komerciale të Kupës së Botës.

Sipas dokumenteve gjyqësore në SHBA, UEFA po mbledh prova për të vlerësuar nëse veprimet e Infantinos mund të përbëjnë keqmenaxhim kriminal sipas ligjit zviceran.

Plani, i njohur si “FIFA Forward Enterprise”, u tërhoq pas kundërshtimeve të forta.

Çështja e ka rritur ndjeshëm presionin ndaj Infantinos, i cili synon një mandat të katërt në krye të FIFA-s në vitin 2027.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark