×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    UFO-t ekzistojnë? SHBA-ve iu kërkohet të zbulojnë provat

    Insajderi
    06 June 2023 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    SHBA-së i është kërkuar t’i bëjë të ditura provat për UFO pasi një ish-zyrtar i inteligjencës amerikane ka ngritur pretendime se qeveria atje ka në posedim automjete aliene “të paprekura”.

    Ish-zyrtari i inteligjencës David Grusch, i cili drejtoi analizën e fenomeneve të pashpjegueshme (UAP) brenda një agjencie të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, ka pretenduar se SHBA-të kanë objekte me origjinë jo njerëzore, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Insajderi.

    Informacioni mbi këto objekte po mbahet fshehur në mënyrë të paligjshme nga Kongresi, tha Grusch për Debrief.

    Zbulimet vijnë pasi një mori pamjesh dhe raportesh të besueshme kanë ringjallur vëmendjen në anijet aliene dhe vizitat e mundshme në vitet e fundit.

    Në vitin 2021, Pentagoni publikoi një raport mbi UAP – term ndaj UFO-ve – ku u shënuan më shumë se 140 raste të takimeve me UAP, që nuk mund të shpjegoheshin. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark