×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ujësjellësi Rajonal Gjakovë digjitalizon sistemin e faturimit mobil

    Insajderi
    08 February 2024 - 14:07

    Në vazhdën e përmirësimeve të operacioneve dhe shërbimit ndaj konsumatorëve Kompania e Ujësjellësit Rajonal të Gjakovës (KRU “Gjakova”) ka implementuar teknologjinë e fundit për faturimin mobil. E gjithë kjo u mundësua me softuerët e zhvilluar nga PBC – e njohur tashmë për përkushtim dhe sjelljen e inovacione të shumta në tregun e Kosovës dhe përtej.


    Ky hap shënon një avancim të rëndësishëm në angazhimin e kompanisë për të ofruar shërbime të nivelit të lartë.

    Ky tranzicion jo vetëm që thjeshton procesin e faturimit, por edhe siguron dërgimin në kohë reale të faturave, duke eliminuar vonesat dhe duke rritur saktësinë. Me teknologjinë e PBC, KRU “Gjakova” tani mund të kryejë faturimin në terren pa probleme dhe me efikasitet të lartë. Përtej kësaj, ju ofron konsumatorëve qasje në platformën e faturimit nga ku edhe mund të shohin gjendjen, pagesat, detyrimet dhe informacione tjera, të rëndësishme nga KRU Gjakova.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    29 February 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark