Autoritetet ukrainase thonë se një qytetar ukrainas me qëndrim të përhershëm në Rusi, është arrestuar në qytetin Rivne.
Shërbimi i Sigurisë të Ukrainës ka thënë se personi i arrestuar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, po dyshohet se ka tentuar të ketë qasje në informacione të klasifikuara, duke i ofruar në këmbim një shumë të madhe parash dhe shtetësi ruse një zyrtari të ushtrisë ukrainase.
I dyshuari është arrestuar më 8 tetor, një ditë pasi Rusia zyrtarisht ka akuzuar gazetarin ukrainas, Roman Sushchenko, për spiunazh, shkruan rel.