×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukraina bën bilancin – Janë vrarë mbi 5 mijë ushtarë rusë e janë shkatërruar qindra mjete ushtarake

    Insajderi
    28 February 2022 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina thotë se “mbi 5,000 ushtarë rusë janë vrarë”

    Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se më shumë se “5,000 ushtarë rusë janë vrarë” në katër ditët e para të luftimeve në Ukrainë.

    Në një deklaratë të postuar në Facebook, zyrtarët ukrainas thanë se rreth 5,300 trupa ruse janë vrarë, ndërsa janë shkatërruar 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 transportues të blinduar të personelit.

    REL nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të dielën se ushtria e saj ka pësuar humbje, por nuk dha asnjë shifër të saktë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark