Anëtarët e Parlamentit ukrainas që vizitojnë Kongresin Amerikan u kanë kërkuar aleatëve të tyre amerikanë që të dërgojnë më shumë furnizime ushtarake, mbështetje ajrore, tanke dhe pajisje të tjera kundër pushtimit të Rusisë.
Ndërsa ligjvënësit ukrainas folën në një konferencë për shtyp në Capitol Hill, një nga telefonat e tyre celularë u ndez me zhurmën e një sirene të sulmit ajror që po dilte nga shtëpia e tij, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Ukrainasit folën në një tryezë të rrumbullakët me anëtarët e Kongresit Amerikan, ku diskutuan për çështjet dhe pushtimin e Ukrainës.