Insajderi
Botë

Ukraina: Kredia prej 90 miliardë eurosh e BE-së nuk është e mjaftueshme

Insajderi
19 December 2025 - 23:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ukraina: Kredia prej 90 miliardë eurosh e BE-së nuk është e mjaftueshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kredia prej 90 miliardë eurosh për mbrojtjen e Ukrainës, e miratuar nga BE në orët e para të mëngjesit të sotëm, nuk do të jetë e mjaftueshme për të mbuluar nevojat financiare të vendit, paralajmëroi ministri i saj i financave.

Sipas mediave të huaja, Serhiy Marchenko u ka kërkuar sot partnerëve të vazhdojnë punën për një kredi dëmshpërblimi, të mbështetur nga asetet e ngrira ruse të mbajtura në vendet aleate të Ukrainës, shkruan A2 CNN.

“Kredia e dëmshpërblimeve është një zgjidhje sistematike dhe afatgjatë. Ajo do të sigurojë aftësi të qëndrueshme mbrojtëse dhe do ta mbrojë Evropën nga konfliktet e ardhshme”, tha Marchenko, sipas deklaratës së Ministrisë së Financave të Ukrainës drejtuar vendeve të G7-ës.

“Rreziqet për Evropën nga një humbje e mundshme e Ukrainës i tejkalojnë shumë rreziqet e futjes së mekanizmit të dëmshpërblimeve”, shtoi më tej ai.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark