Insajderi
Botë

Ukraina uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave

Insajderi
19 July 2022 - 16:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ukraina uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e ka quajtur të merituar çeljen e negociatave të Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian.

Në një postim në Twitter ai ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.

“Mirëpres vendimin për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Historike dhe e merituar, të dashur kolegë Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani. Bashkimi Evropian edhe një herë dëshmoi se ka muskuj për të udhëhequr, krijuar mundësi të reja dhe të formësojë të ardhmen e Evropës”, ka shkruar Kuleba.

Në Bruksel u mbajtën sot konferencat e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sot u hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin  në BE.

Ndërkaq, Ukraina mori statusin e vendit kandidat për në BE, pak ditë më parë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark