×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukrainë: Nga përleshjet në pjesën lindore – një ushtar i vrarë

    Insajderi
    21 February 2016 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ushtar i Ukrainës është vrarë në përleshjet ndërmjet separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare në pjesën lindore të këtij vendi, ka njoftuar sot ushtria e Ukrainës.

    Zëdhënësi ushtarak, Oleksandr Motuzyanyk, tha se ushtari ishte vrarë nga një sulm me snajper në qytetin e kontrolluar nga qeveria, Marinka, që është 20 kilometra në jugperëndim të Donjeckut. Donjecku është nën kontroll të separatistëve të mbështetur nga Rusia.

    Ky zëdhënës tha se situata përgjatë linjës së frontit është “e pasigurt” dhe i ka akuzuar separatistët për shkelje të marrëveshjes së ndjeshme të armëpushimit gjatë 24 orëve të fundit.

    Kombet e Bashkuara thonë se më tepër se 9 mijë njerëz janë vrarë, ndërsa afro 20 mijë të tjerë janë plagosur, prej fillimit të luftës në pçjesën veriore të Ukrainës, në vitin 2014, ndërmjet separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave proqeveritare. Qeveria aktuale e Ukrainës vlerësohet si properëndimore./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark