Tërmeti në Shkup, përveç njerëzve, duket se ka sjellë trishtim edhe tek kafshët.
Në një video të ngarkuar nga një përdorues në ‘Twitter’ tregohet momenti i reagimit të kafshëve të izoluara në kopshtin zoologjik.
“Mëkat që qëndrojnë të mbyllura”, ka shkruar përdoruesi, i cili duket se ka incizuar në afërsi të kopshtit zoologjik të Shkupit.
Siç raportonin mediet maqedonase, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.5 ballë. Epiqendra e lëkundjes seizmike ishte në Mavrovë të Tetovës.
Termeti, sipas të njëjtave burime, ka zgjatur rreth 15 sekonda.