×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulet pragu i kalueshmërisë në testin e maturës

    Insajderi
    29 February 2016 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për 34 mijë maturantë për këtë vit, do të ketë zbritje të kalueshmërisë së testit të maturës, ku nga 50 për qind sa ka qenë më herët, këtë vit pragu i kalueshmërisë do të ulet në 40 për qind.

    Këto ndryshime vijnë pas miratimit të Ligjit të ri për Maturën Shtetërore.  Sipas Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës (KSHM) Azem Guri, do të ketë edhe risi të tjera.

    “Pragu i kalueshmërisë është 40 për qind dhe ata pajisen me certifikatë nga KSHM-ja . Komisioni Shtetëror i Maturës është duke i bërë përgatitjet sipas planit të veprimit që e ka paraparë ky komision. Ky ligj ka disa risi. E para, me këtë ligj kandidatët me rastin e përfundimit të klasës së 12 në gjimnaze me sukses pozitiv pajisen me diplomë’’, ka theksuar ai për Epoka e re.

    Sipas tij, ministria këtë vit do të fokusohet edhe në ndryshim të formatit të pyetjeve.

    ‘’Risia është se do të kemi 100 pyetje dhe pjesa e dytë në lëndët e përafërta me profesion do të kemi 100 pyetje. Sërish testi do t’i ketë 200 pyetje, por jo me atë përbërje”, ka theksuar ai./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark