Ultimatumi i Xhaferit: 10 ditë Ivanovit për mandatimin e kryeministrit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ultimatumi i Xhaferit: 10 ditë Ivanovit për mandatimin e kryeministrit

    Insajderi
    04 May 2017 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjorge Ivanov, – sipas kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, – ka 10 ditë kohë në dispozicion për të mandatuar kryeministrin e ri të vendit.

    Qëndrimi i Ivanovit ka qenë deri më tani refuzues, por Xhaferi zotohet t’i shfrytëzojë kompetencat e tij si kryetar e të vazhdojë me procedurat parlamentare konform Kushtetutës.

    “Nëse brenda kësaj periudhe, kreu i shtetit nuk e dorëzon mandatin e krijimimit të ekzekutivit, atëherë Parlamenti do ta zgjedhë vet qeverinë”, ishte komenti i Xhaferit në intervistën e dhënë për “Kohën Ditore”.

    Duke iu referuar episodit tronditës të 27 prillit, zyrtari nënvizoi se personat përgjegjes do të japin llogari, duke përfshirë këtu edhe vet deputetët që u dolën në krah protestuesve të dhunshëm. 12 individë të dyshuar për ngjarjen e përpara disa ditëve u ndaluan së fundi nga policia.

    Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, numri i atyre që përballen me akuza penale për incidentin, ku u plagosën më shumë se 100 vetë, është 20. Njëri prej të ndaluarve për rrahjen e deputetit Ziadin Sela është identifikuar si Toni Trajkovski.

    Prangosja e tij u krye në Kumanovë nga inspektorë civilë shqiptarë. Xhaferi, ndërkohë, deklaron se ka marrë mbështetjen pa rezervë të BE-së.

    “Në Bashkimin Europian nuk ka asnjë dyshim për shumicën e reflektuar me zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit”, u shpreh ai pas takimeve të realizuara me zyrtarë të lartë të bllokut, përfshirë Komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn.

    Hahn ka bërë thirrje që vëmendja tani të përqëndrohet në hapat e ardhshëm të procesit të krijimit të qeverisë, duke respektuar shumicën parlamentare dhe në përputhje me Kushtetutën e parimet demokratike. “Parlamenti tani duhet të punojë pa pengesa”, citohet të ketë thënë ai, njofton tch.

    “Të gjithë deputetët, përfshirë edhe opozitën, pritet që të luajnë një rol konstruktiv e të frenohen nga deklaratat dhe veprimet provokuese”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark