×
  • Lajme
  • Lajme

    UNDP ndihmon në regjistrimin e diasporës

    Insajderi
    22 February 2016 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)  do të ndihmojë me 75 mijë euro Ministrinë e Diasporës në realizimin e fushatës për regjistrimin e diasporës.

    Për këtë, sot u nënshkruar një marrëveshje në mes të UNDP-së dhe ministrisë.

    “Kjo shumë do të kontribuojë në realizimin e fushatës informuese dhe sensibilizuese për promovimin Regjistrimit të Diasporës që do të zbatohet gjatë vitit 2016 nga projekti DEED”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Diasporës.

    Sipas tyre, ky projekt synon ofrimin e mundësive për kosovarët që jetojnë jashtë vendit për të qenë aktivë në zhvillimet ekonomike të Kosovës duke përkrahur krijimin e vendeve të punës dhe ndërmarrësisë përmes investimeve dhe ndryshimit të shfrytëzimit të dërgesave për konsumim./Insajderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark