×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë e kam fminë smut o burrë, po du me hi me pa fminë tem”, përplasje mes familjarit dhe shefit të Gjinekologjisë në Vushtrri

    Insajderi
    12 October 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një familjar i një pacienteje ka hasur në një incident para hyrjes së Spitalit të Vushtrrisë. Ai kishte dashur që ta vizitojë vajzën e tij e cila ishte bërë operacion, mirëpo ishte ndaluar nga Shefi i Repartit të Gjinekologjisë, Blerim Feka, mes të cilëve ka filluar edhe përplasja më pastaj.

    Familjari në video ndëgjohet duke i thënë Fekës se është duke dashur të hyjë brenda vetëm ta shohë vajzën pasi është bërë operacion, derisa më tutje i drejtohet se nuk është në rregull si shef i repartit me bë këso sjellje.

    “A është në rregull ti si shef i repartit me ba kësi sjellje. Unë e kam fminë smut o burrë. Unë po du me hi me pa fminë, ti po i bërtet një gruje që është tu fol drejtpërdrejtë me. Ajo e ka cikën mrena që e ka ba operacion e ka problem me frymëmarrje, e ti po bërtet në mes të sallës. A është në rregull doktor. Shef i Repartit i thu vetes”, dëgjohet duke thënë qytetari në videom derisa janë brenda në koridor të spitalit.

    Më tej zënka e tyre vazhdon jashtë, derisa familjari ndëgjohet duke i thënë Fekës se po don vetëm ta shohë fëmijën e tij të sëmurë.

    Më pas situata fillon të dalë jashtë kontrolli kur shefi i repartit të Gjinekologjisë, Blerim Feka, tenton t’ia largojë telefonin familjarit i cili po e incizonte.

    “Kënd po e inicizon ti rrugës”, dëgjohet duke thënë Feka.

    “Hima hima, unë babën e kom polic. Qetash ti thirri Policinë. Ti s’e meriton me qenë shef i repartit”, ndëgjohet duke i thënë familjari.

    Pas kësaj shefi i repartit të Gjinekologjisë Blerim Feka vazhdon drejt hyrjes së spitalit.

    @insajderitv Përplasje mes familjarit dhe shefit të Gjinekologjisë në Vushtrri #vushtrri #insajderi #insajderitv ♬ original sound – Insajderi

    Gazeta Insajderi ka tentuar të kontakojë me Spitalin e Përgjithshëm të qytetit të Vushtrrisë, mirëpo të njëjtit nuk i janë përgjigjur telefonatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark