×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Njihuni me teknologjinë e re të ndërtimi që garanton qëndrueshmëri dhe rezistencë

    Insajderi
    04 December 2019 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këto ditë, të gjithë kemi vënë theksin në ndërtesat tona. Sepse tërmeti që ra, nxori në dritë gabime të shumta që ndërtuesit kanë bërë në ndërtimet e tyre ne Shqipëri. Gabime që morën jetë njerëzish.

    Prandaj dhe kompania Uni Projekt nuk ka bërë kurrë kompromis kur vjen puna tek cilësia.

    Dy janë hallkat bazë ku jemi mbështetur për punën tonë që prej fillimit:

    • Cilësia e stafit qe zgjedhim për te punuar.
    • Cilësia e materialeve qe zgjedhim për te aplikuar.

    Jemi koshient për rëndësinë e madhe që këto dy hallka kane në ndërtimet që bëjmë ndaj kemi zgjedhur të bashkëpunojmë me më të mirët. UNI PROJEKT, është zotuar qe të jetë konkurrues ne treg, ne cilësi dhe jo ne sasi apo përfitim.

    Kompania jonë po ndërton në bashkëpunim me kompaninë italiane Maxi Term Shpk një pallat  në Tale të Lezhës, pranë bregdetit por në një distance të sigurte dhe të lejueshme. Ky pallat po përdor një teknologji të re ndërtimi  e cila është:

    • Sizmo – Rezistente. Materialet e përdorura për këto mure janë të lehta, të përbëra prej çelikut me të mirë dhe polisterolit të sintetizuar. Rrjetat e çelikut behën njësh me betonin duke krijuar një strukture super të qëndrueshme. Përveç kësaj ato behën mbështetëse të strukturës sepse veprojnë vertikalisht dhe horizontalisht me të gjitha njësite e kësaj strukture me të cilat lidhet. Pesha që kanë këto mure, lidhja me strukturën dhe forca e madhe e lidhjes se çelikut me betonin i bën rezistente ndaj tërmeteve. Në zonat sizmike, falë kësaj teknologjie, evidentohet një rezistencë maksimale e veprimeve horizontale dhe një reduktim të deformueshmërisë së strukturës së lëkundur.
    • Termo- Izoluese. Muret mbajtës Maxi Term, të lidhura me betonin strukturor, edhe pse me trashësi e peshë të reduktuar janë mure me çimento të armuar dhe në brendësi të tyre kanë shtresa materiali termo-izolues. Kjo karakteristikë përbën pikën më të fortë të produktit e i jep mundësinë të përdoret edhe në zona sizmike të kategorisë së parë, pa shtimin e elementëve të tjerë strukturorë. Përshtatshmëria e lartë e rezistenca e sistemit konstruktiv e bën atë të përshtatshëm e të aftë në realizimin e ndërtesave shumëkatëshe me tipologji të ndryshme strukturore, arkitektonike, estetike e destinacionesh përdorimi. Sa i përket izolimit termik, kjo teknologji ul konsumin e energjisë nga 50% -80% në krahasim me ndërtesat e realizuara në mënyrë tradicionale.
    • Izolimi termo-akustik dhe ulja e mundësive për krijimin e urave termike.
    • Rezistencë të lartë ndaj zjarrit. Duke qenë një përzierje ndërmjet karbonit dhe hidrogjenit është natyrisht një lëndë djegëse, që merr flakë në rreth 450°C dhe flaka e të cilës përhapet spontanisht me një furnizim të mjaftueshëm oksigjeni. Për të evituar këtë proces në sektorin e ndërtimit përdoret polisteroli rezistues ndaj zjarrit, arritur me aditive të përshtatshëm që bëjnë të mundur një minimizim toksik të tymrave, në krahasim me materialet e tjera të ndërtimit.
    • Lehtësimi i pjesëve strukturore për të ulur peshën, masën sizmike dhe dimensionin e themeleve
    • Fleksibilitet në përdorimin e tipologjive të ndryshme strukturore.

    Këto elemente garantojnë siguri, rezistencë, qëndrueshmëri në kohë, efikasitet termo-akustik, përçueshmërinë e avullit dhe  lehtësi të produktit. Pasi kemi studiuar këtë teknologji, mund te themi me siguri se Uni Projekt ju ofron një banese vërtete e sigurte dhe me cilësitë me te mira ne treg. Me një pamje te mrekullueshme dhe me karakteristikat e sipërpërmendura e kësaj ndërtese, jemi te bindur ne cilësinë qe ofrojmë.

    Ju mirëpresim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark