Insajderi
Showbiz

Unikkatil në lidhje të re, veprimi i tij flet shumë

Insajderi
11 November 2025 - 13:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Unikkatil në lidhje të re, veprimi i tij flet shumë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Unikkatil, reperi legjendar dhe gruaja e tij Valbona, i kanë dhënë fund martesës.

Ky nuk ka qenë një thashethem i zakonshëm. Përkundrazi, ka qenë një “sekret” i ruajtur me fanatizëm dhe i ditur vetëm nga rrethe shumë të ngushta. Një ndarje e cila, tashmë, po konfirmohet.

Por… historia nuk përfundon këtu. Kjo është vetëm gjysma e saj.

Burime të Prive By LS bëjnë me dije se ndarja ka kohë që ka ndodhur, dhe lideri i TBA është tashmë në një kapitull tjetër. Ai është prej kohësh në një lidhje të re dashurie… dhe thuhet se është shumë i lumtur.

Pavarësisht natyrës së tij të mbyllur, Rebel-i e ka reflektuar këtë lumturi të re, sigurisht, në mënyrën e tij.

Së fundmi, në bio-n e tij në Instagram është shfaqur një detaj i vogël, por domethënës: shkronja “J”, e ndjekur nga një zemër.

Burimet këmbëngulin se kjo nuk është një aventurë kalimtare. Lidhja thuhet se është bërë shumë serioze.

Mbetet të shihet nëse ky kapitull i ri do të thyejë më tej “murin” misterioz të Unikkatil-it, por një gjë është e sigurt: të gjithë sytë tani janë te shkronja “J”. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark