Unioni i Studentëve të Kosovës kërkon nga organet e drejtësisë që të sqarohen rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.
“Union i Studentëve të Kosovës, kërkojmë nga institucionet e drejtësisë në Kosovës që sa më parë të sqarohen rrethanat e vdekjes së Astritit”, thuhet në komunikatën për media të USK-së.
USK, në emër të studentëve të Kosovës i shprehu ngushëllime familjes Dehari për vdekjen e djalit të tyre Astritit.
“Ngushëllime shoqërisë dhe gjithë atyre që e njohën studentin, kolegun Astrit Dehari”, shkruan më tej në komunikatë.