Insajderi
Lajme

Universitetet publike hapin konkursin për studentët e rinjë

Insajderi
08 July 2016 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Universiteti publike në Kosovës, nga sot kanë hapë konkursin për pranimin e mbi 15 mijë studentëve, për vitin akademik 2016/2017.

Maturantët që e kanë kaluar testin e maturës, nga sot mund të dërgojnë dokumentacionet e tyre në të gjitha universitetet publike për të zënë një vend në 15 mijë e 478 nga vendet e lira.

Vetëm Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për këtë vit akademik do të pranojë  7806 studentë , përderisa pjesa e tjetër do të kenë mundësi të regjistrohen në njërin nga gjashtë universitetet publike tjera që i ka Kosova, në qytete të ndryshme.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka aprovuar numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës

Gjithashtu edhe këtë vit do të aplikohet kuota 12 për qind për komunitetet pakicë, si dhe një kuotë e veçantë për studentë nga viset e tjera shqiptare dhe për familjarët e ngushtë të dëshmorëve. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark