16:23 - 22 Maj 2023

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka zgjedhur rektor, prof. asoc.dr Mentor Alishanin.

Sipas njoftimit ai është zgjedhur rektor për mandatin 4-vjeçar me votim të fshehtë dhe unanim nga ana e Këshillit Drejtues të Universitetit, në mbledhjen e mbajtur më 22 maj.

‘Në këtë mbledhje është bërë intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Rektorit, me ç‘rast kandidatët kanë pasur mundësinë të shpalosin vizionin e tyre për zhvillimin e Universitetit. Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja e uroi për detyrën Rektorin e ri duke i dëshiruar shëndet dhe suksese. Rektori i ri i Universitetit Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani me të pranuar detyrën, i falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues për besimin e dhënë dhe i siguroi se së bashku do të punojnë për zhvillimin e Universitetit”, thuhet në njoftim.