UNUM Festival, po rikthehet fuqishëm me të gjitha masat mbrojtëse COVID-19.
Ky festival, ka marr mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shqipërisë, dhe pritet të mbahet prej 3 deri më 7 qershor 2021, në plazh dhe mes pishave, në hapësirat e hapura të Shëngjinit, shkruan Insajderi.
Ky është njoftimi i plotë nga festivali:
Ju njoftojmë që kemi pasur një takim të suksesshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Turizmit në Shqipëri, në mënyrë që t’ju sigurojmë se edicioni i dytë i festivalit të zhvillohet, gjithmonë sipas masave të caktuara nga Qeveria e Shqipërisë.
Secili nga ju që do të vini në festival, do të detyroheni që fillimisht të testoheni, apo në rast të vaksinimit deri në atë periudhë, të keni me vete vërtetimin.
Zhvillimi teknologjik dhe niveli i saktësisë së testeve të shpejta aktualisht lejojnë që rezultatet të merren brenda 10 – 15 minutash. Dhe, kjo është gjithçka që kërkohej për ta siguruar festivalin dhe secilin prej jush për mbarëvajtjen e këtij edicioni.
Pra, me mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shqipërisë, festivali do të mbahet prej 3 deri më 7 qershor 2021, në plazh dhe mes pishave, në hapësirat e hapura të Shëngjinit.
Deri atëherë, gjithçka që ju kërkojmë të bëni është të kujdeseni për veten, familjen dhe miqtë. Ne kemi nevojë që ju të shëndosh e mirë për UNUM 2021! Line-up do të shpaloset së shpejti!