Insajderi
Botë

Urdhërarresti ndaj Netanyahut, Administrata Trump synon sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë

Insajderi
20 September 2026 - 23:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Urdhërarresti ndaj Netanyahut, Administrata Trump synon sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Administrata Trump po përgatitet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, raportoi gazeta Wall Street Journal të dielën, duke cituar zyrtarë.

Sanksionet do të ndalonin shumicën e transaksioneve me Gjykatën Penale Ndërkombëtare pas një periudhe tranzitore prej gjashtë deri në shtatë muaj, thuhet në raportim, duke cituar dokumente të cilat i ka parë Gazeta Journal, përcjell Insajderi.

Ky veprim po planifikohet pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarrest ndërkombëtar për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi në korrik një fushatë për izolimin e gjykatës, duke u bërë thirrje vendeve të tjera të tërhiqen nga tribunali. Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj një numri gjyqtarësh dhe prokurorësh të GJPN-së (ICC), por deri më tani është abstenuar nga vendosja e sanksioneve ndaj vetë gjykatës, megjithëse ky hap është konsideruar prej kohësh si një nga opsionet.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Sanksionet ndaj gjykatës janë përgatitur, tha burimi, edhe pse koha e saktë e njoftimit mbetet e paqartë. The Wall Street Journal citoi zyrtarë të cilët thanë se vendimi mund të finalizohet që këtë javë gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Synimi i drejtpërdrejtë i të gjithë organizatës, si dhe i subjekteve që bashkëpunojnë me të, mund të dëmtojë rëndë punën e gjykatës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark