ISIS është duke i urdhëruar civilët që jetojnë në territoret e kontrolluara nga ky grup terrorist që t’i dorëzojnë apo t’i shkatërrojnë satelitët dhe resiverët televizivë në mënyrë që ta ndalojnë ndikimin e kanaleve televizive të “kryqëzatës”.
The Independent shkruan se grupi terrorist ka nisur një fushatë propaganduese duke e quajtur këtë veprim si “luftë mediatike” kundër armiqve të saj, dhe duke shfaqur në video militantë të cilët i shkelin dhe i hedhin nga ndërtesat satelitet dhe resiverët.
“Anëtarë të kryqëzatës, satelitët dhe resiverët tuaj televizivë do të përdoren si mbetura metali për bombat tona IEDs për t’ua ndarë në copa mishin tuaj në shtëpitë tuaja,” një luftëtar i ISIS dëgjohet të thotë në video, sipas përkthimit të Riam Dalati./Insajderi.com