Goran Bregovic është shpallur si mysafir nderi në Festën e Birrës në Korçë.
Ditën e djeshme doli lajmi se artisti i njohur serb-kroat Goran Bregovic ishte i ftuar nderi në Festën e Birrës në Korçë, gjë kjo që i mërziti kosovarët mjaft shumë.
Vesa Luma e shumë artistë të tjerë reaguan ashpër në rrjete sociale duke thënë se shpresojnë që ky veprim nuk është një provokim ndaj kosovarëve nga vetë populli mëmë.
Vesa tha se sigurisht ishte dezinformatë lajmi për ftesën e artistit serb i cili kishte kënduar ‘himnin e vdekjes’ që u dëgjua nga ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë, ajo më pas pranoi qindra mesazhe ofenduese duke iu thënë se “disa kosovarë që i kam njoftuar i ka lënë serbi kot gjallë”.
Ajo sot ka ironizuar me një foto në Instastory pasi shumë fansa të këngëtarit mbroheshin kinse Goran është me prejardhje kroato-serbe dhe se ai është një artist i cili nuk duhet dënuar vetëm për faktin se u dëgjua nga serbët.
Vesa postoi foton ku shihet Goran teksa dekorohej nga Vuqiç në shkurt të këtij viti, një ditë para Pavarësisë së Kosovës.
“Urime Urime”, shkroi Vesa në mbishkrimin e fotografisë së publikuar, ku Goran shkroi se ai u dekorua për shkak se përfaqësoi Serbinë dhe arritjet e larta në muzikë.