Insajderi
Lajme

Urimet e para për Dimal Bashën, presidenti i Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e tij

Insajderi
26 August 2025 - 12:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Urimet e para për Dimal Bashën, presidenti i Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

Në urimin e tij, ai ka shkruar se bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri.

“Urime, Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, ka deklaruar Begaj.

Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit me 73 vota për.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark