Insajderi
Show

Urimi epik i Gjestit për dasmën e Gimbos dhe Selin

Insajderi
06 March 2026 - 13:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Urimi epik i Gjestit për dasmën e Gimbos dhe Selin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” u shoqërua me një moment festiv dhe plot humor, pasi brenda reality show-t u organizua një ceremoni e improvizuar martese për dy banorët, Selin Bollati dhe DJ Gimbo. Atmosfera në shtëpi u kthye në një festë të vogël, ku banorët u bënë pjesë e “dasmës”, duke krijuar një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.

Ndër reagimet që morën më shumë vëmendje ishte ai i këngëtarit Gjesti, i cili njihet për raportin e tij të afërt me Gimbos. DJ Gimbo është prej kohësh bashkëpunëtori i tij i pandashëm në koncerte, ndaj fansat prisnin me kureshtje reagimin e artistit për këtë “martesë” të organizuar brenda shtëpisë.

Përmes një komenti në profilin e Gimbos në Instagram, Gjesti zgjodhi një urim me humor dhe sportivitet. “Urimeeeeeee urimeeee, kur del jasht e kallim qysh duhet Dasmen puqi”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark