Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami, ka uruar Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Republikën e Kosovës.
“Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë, ua përcjelli urimet e përzemërta për festën e Bajramit”, ka shkruar Veseli.
Duke shënuar përfundimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, kjo festë sublimon të gjitha vlerat dhe mesazhet morale të këtij muaji, adhurimin e Zotit të kuptuar si dashuri, mirësi e mirëkuptim mes njëri-tjetrit, si burim të shpresës e solidaritetit me ata që kanë nevojë për mbështetje shpirtërore e materiale, si një mundësi për t’i forcuar edhe më shumë vlerat tona humane. Me fat Bajrami!”, thuhet më tej në urimin e kryetarit Veseli.