Ushqimet më të mira për të ruajtur shëndetin e veshkave - Insajderi
×
Green

Ushqimet më të mira për të ruajtur shëndetin e veshkave

Insajderi
08 November 2020 - 14:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shëndeti i veshkave është thelbësor për mirëqenien tonë, shkruan “AgroWeb”.

Problemet me veshkat shkaktojnë sëmundje të tjera kardiovaskulare.

Për fat të mirë ka disa ushqime që i mbajnë veshkat të shëndetshme, falë antioksidantëve që janë armiq të sëmundjeve kronike.

Ndaj është shumë e rëndësishme që të ushqeheni me ushqime të pasura me antioksidantë, të cilat do t’i gjeni në listën e mëposhtme.

Ushqimet më të mira për veshkat

Specat e kuq

Specat e kuq përmbajnë pak kalium por shumë vitamina si C, B6, A, acid folik dhe fibër. Janë shumë të mira për shëndetin e veshkave. Specat e kuq përmbajnë likopen, një antioksidant që e mbron organizmin nga radikalet e lira.

Specin e kuq mund ta konsumoni bashkë me peshkun ton, mishin e pulës ose në sallata.

Lakra

Kjo perime është e pasur me fitoushqyes që largojnë radikalet e lira nga organizmi dhe pakësojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas ekspertëve, kjo perime përmban vitaminat K dhe C, fibër, vitaminat B6, dhe acid folik që i mban veshkat të shëndetshme.

Lulelakra

Kjo perime miqësore me veshkat është një burim i pasur me vitaminë C, folat dhe fibër.

Ajo ka edhe disa përbërës të rëndësishëm për mëlçinë dhe neutralizon substancat toksike. Lulelakra konsumohet e gatuar me avull, e zier si edhe përfshihet në sallata, transmeton lajmi.net.

Hudhra

Lufton inflamacionin dhe kolesterolin. Ajo përmban antioksidantë dhe parandalon mpiksjen e gjakut, duke i ardhur në ndihmë veshkave. Hudhra përdoret në shumë gatime si me me mish, perime, peshk dhe salcë domate.

Qepët

Qepët përmbajnë flavonoidë dhe kuercetinë që parandalojnë depozitimin e yndyrnave në enët e gjakut. Kuercetina është një antioksidant që mban larg sëmundjet e zemrës.

Ekspertët shpjegojnë se qepët janë shumë të mira për veshkat dhe kanë pak kalium. Ato përmbajnë krom që ndihmon në metabolizimin e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve.

Mollët

Një mollë e vetme është burim i pasur fibre dhe substancash që luftojnë inflamacionin, transmeton lajmi.net.

Ajo largon kolesterolin e keq, shmang konstipacionin dhe sëmundjet e zemrës. Ky frut i bukur mund të konsumohet edhe si pije e shijshme.

Frutat e pyllit

Boronicat përmbajnë anthocianidinë, një antioksidant që largon toksinat dhe inflamacionin. Ato përmbajnë vitaminë C, fibër dhe mangan. Boronicat bëjnë mrekullira edhe për kockat.

Mjedra përmban një acid që neutralizon radikalet e lira në organizëm. Luleshtrydhet janë të pasura me antioksidantë, vitaminë C, mangan, fibër por edhe shumë subtanca kundër inflamacionit, që garantojnë shëndetin e zemrës dhe veshkave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark