Muslimanët në mbarë botën gjatë Muajit Ramazan për iftar dhe syfyr (sehur) përgadisin ushqime të veçanta dhe bëjnë përpjekje që kjo përiudhë të kalojë në një atmosferë të hareshme.
Të ushqyerit gjatë muajit të Ramazanit është me rëndësi të veçantë pasi kemi të bëjmë me shumë orë abstenimi nga ushqimet dhe pijet, gjithashtu është muaj i një sërë aktivitetesh që zhvillojnë besimtarët. Është e shumë e rëndësishme që t’i kushtoj vëmendje se çfarë lloji dhe çfarë sasie të ushqimit marrin gjatë kohës së syfyrit dhe iftarit. Një ushqyerje e drejtë nënkupton agjërim më të lehtë dhe përfitime shëndetësore nga një proces i rëndësishëm.
Agjërimi është një hap i rëndësishëm për shëndetin e atyre që e praktikojnë, është një regjenerim i përgjithshëm i organizmit në një sërë procesesh metabolike e më gjerë.
Çfarë është më e pëlqyer të hamë dhe të pijmë në muajin Ramazan?
• Ajo që duhet të kemi kujdes është që vaktet duhet t’i organizojmë mirë dhe të marrim sasi të mjaftueshme të ujit apo lëngjeve (rreth 2 litra).
• Gjatë Ramazanit duhet të qëndrojmë larg ushqimeve me yndyrë, sheqer, brumërave dhe të rikthehemi në ushqime të shëndetshme për të arritur efektet e plota në organizëm. • Gjatë periudhës së agjërimit, ushqehen në dy vaktet kryesore, siç janë iftari dhe syfyri, por është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve, për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye, mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit ose para gjumit së paku 1 orë.
• Përdorni ushqim që tretet lehtë dhe shpejtë për iftar, ndërsa për syfyr ushqim që përpunohet ngadalë.
• Muaji Ramazan është muaj i shëndetit dhe nuk duhet të ndalojmë veprimtarinë, punën dhe aktivitetet tjera ku kërkohet edhe angazhim fizik e intelektual si mësimi, studimet etj.
Ushqimi për iftar
• Iftari duhet të fillohet me hurma dhe një gotë ujë –Mund të përdoret edhe një gotë qumësht, është edhe më e preferuar. Hurmat përmbajnë një përqindje të lartë të sheqernave të thjeshta që mund të absorbohen shpejtë në trup duke i dhënë organizmit një nxitje të energjisë dhe kthimin e nivelit normal të sheqerit në gjak pas një dite të gjatë të agjërimit
• Tregoni kujdes të konsumoni në mënyrë të shtuar sallatë të gjelbërt në iftar dhe në syfyr.
Gjethet e gjelbra përmbajnë vitaminë C, acid folik (vitamina esenciale B), beta-karotene dhe shumë fibra që i ndihmojnë zorrës së trashë në detoksifikim dhe procesin e spastrimit. Jogurti, kosi dhe dhalla janë nga produktet e pazëvendësueshme dhe mjaft të dobishme gjatë muajit Ramazan.
• Pas ngrënies së iftarit dhe pushimit do të ishte mire të praktikoni ecjen në natyrë për së paku 45 min.
KUJDES:
• Duhet patjetër të kemi edhe një vakt në mes iftarit dhe syfyrit.
• Nuk kemi nevojë të konsumojmë në iftar sasi të dyfishuar të ushqimit.
Në këtë mënyrë do të ngarkojmë tërë organizmin duke filluar nga lukthi, mëlqinë, zemrën etj. Pra, sasia e ushqimit duhet të jetë sa për një vakt normal.
• Syfyri duhet të jetë ushqim cilësor si:
— Vezë, drithërat dhe makarona integrale, arra, fruta me misër, fruta të thata, perime, ushqime bishtajore, peshk, mish, kos me fruta të ndryshme sezonale, supë me thjerrëza ose bizele, djath, në syfyr mund të pini çajra bimorë, në vend të pijeve acidike, të gazuara mund të konsumoni dhallë, limonatë, çaj me akull.
Ushqimet që duhet të evitohen gjatë Muajit Ramazan
• Përdorimi i shpeshtë i kafes dhe çajit të zi;
• Ushqime të skuqura, ushqime të përgaditura shpejtë dhe në mikrovalë;
• Ushqime me përmbajtje të lartë të yndyrave, ushqimet shumë aromatike;
• Ëmbëlsirat e shumta si bakllava, torte dhe ngjashëm;
• Pijet e gazuara apo edhe ato të ëmbëlsuara me sheqer duhet të shmangen (në vend të hidratimit, ata bëjnë të kundërtën).