Ushtarë letonezë e gjermanë kryejnë patrullime në Zubin Potok-Kjo është arsyeja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarë letonezë e gjermanë kryejnë patrullime në Zubin Potok-Kjo është arsyeja

    Insajderi
    17 January 2025 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtarët e KFOR-it të Letonisë dhe të Gjermanisë kanë kryer patrullime sot në Zubin Potok.

    Përmes një njoftimi, KFOR tha se këto patrullime u bënë për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

    “Ushtarët letonezë dhe gjermanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të NATO-s, KFOR, kanë kryer patrullime me automjete dhe në këmbë në Zubin Potok, Kosovë”.

    KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR-i tha se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark