Ushtarët e FSK-së vizitojnë nënën Ferdonije për Vitin e Ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ushtarët e FSK-së vizitojnë nënën Ferdonije për Vitin e Ri

    Insajderi
    31 December 2020 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup i ushtarëve të FSK-së e kanë vizituar Ferdonije Qerkezin me rastin e festës së Vitit të Ri

    Nëna Ferdonije ka falënderuar djemtë dhe vajzat e FSK-së për vizitën në shtëpinë e saj.

    “Faleminderit për vizitën FSK”, ka shkruar ajo në Facebook duke ia bashkangjitur edhe fotografinë.

    Ferdonije Qerkezi nga Gjakova e cila gjatë luftës humbi burrin dhe katër djemtë e saj.

    Nga atëherë nënë Ferdonija vazhdon jetën e vetme, me kujtimet për më të dashurit.

    Në vitin 1999 u vranë të gjithë 11 meshkujt që u gjetën në shtëpinë e Famijles Qerkezi.

    Mes të vrarëve ishin katër djemtë dhe burri i Ferdonije Qerkezit dhe mysafirë të kësaj familjeje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark