×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ushtarët tanë tani përballen me kërcënimin real të helmimit nga ushqimi”

    Insajderi
    12 October 2024 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka ngritur shqetësimet e LDK-së lidhur me krizën e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Ai tha se ka rrezik që ushtarët të helmohen nga ushqimi për shkak të kushteve.

    ‘’Situata nuk është thjesht një çështje e vonesave në ushqim—është një çështje shëndeti, sigurie dhe gatishmërie operacionale. Ushtarët tanë tani përballen me kërcënimin real të helmimit nga ushqimi dhe infeksionit për shkak të kushteve të përkeqësuara higjienike dhe shërbimeve ushqimore të pasigurt’’, tha Quni gjatë konferencës.

    Duke kritikuar Qeverinë lidhur me krizën, Quni tha se ndodhemi sot në këtë gjendje shkaku i varësisë së qeverisë karshi kontratave emergjente për blerje.

    ‘’Pse jemi në këtë situatë? Është për shkak të varësisë së qeverisë nga kontratat emergjente për blerje, të menaxhuara pa transparencë ose llogaridhënie. Këto zgjidhje të përkohshme dhe të rastit po e rrezikojnë shëndetin dhe moralin e forcave tona’’, shtoi Quni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark