Ushtari i FSK-së merr rrugën drejt gurbetit për një jetë më të mirë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ushtari i FSK-së merr rrugën drejt gurbetit për një jetë më të mirë

    Insajderi
    22 November 2022 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe  një i ri do ta braktisë Kosovën. Kumanovë Shala, ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës në kazermën “New Born” në Gjilan, ka vendosur të largohet nga Kosova dhe të marrë rrugën e gurbetit.

    Ai është nga Kleçka e Komunës së Lipjanit. Kumanova është djal i Dalip Shalës, ish-ushtar i UÇK-së dhe shok i ngushtë i Ismet Jasharit-Komandant Kumanova, emrin që sot e mbanë djali i tij.

    Lajmin e ka bërë të ditur vet Kumanova përmes një postim në rrjetin e tij social Facebook.

    “Me datën 14.11.2022 pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës do tëë filloj një rrugëtim të ri jashtë Ushtrisë, por kjo nuk do të thotë që s’do të jem në shërbim të atdheut. Sa herë që Atdheu im ka nevojë për mua do të jem aty duke e mbrojtur me mish e gjak, falë dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë, Kosovën e pavarur dhe sovrane. Unë biri yt Kosovë 121”, ka shkruar Kumanova në Facebook.

    “Po largohem për një jetë më të mirë në Zvicër, sepse këtu nuk po mundem të jetoj me një rrogë afër 400 euro. Falë babait tim, i cili posedon vizën, pasi ka punuar më herët atje, unë do të mund të vendosem në qytetin e Valis-it. Tash po shkoj për një vizitë të shkurtër, ndërsa nga janari do të vendosem atje”, tha Kumanovë Shala


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark