×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ushtari i FSK-së: Nxorëm vajzën 2 vjeçe nga gërmadhat, njohu familjarët dhe qeshi

    Insajderi
    14 February 2023 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i kontigjentit të FSK-së në Kosovë, Egzon Syla tha se ekipet kosovare kanë nxjerrë të gjallë dy persona që ndodheshin nën rrënoja në Hatay të Turqisë.

    Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Syla deklaroi se një vajzë 2-vjeçare u nxorr me shenja jete dhe në momentin që ka parë ekipin e shpëtimit dhe familjarët e saj, ka filluar të buzëqeshë.

    Fatmirësisht, ekipi kosovar arriti të shpëtojë edhe nënën e saj.

    “Me profesionalizëm, ekipet tona të kërkim shpëtimit kanë arritur që të hapin një korridor dhe pas 10 orëve arritën të nxjerrin vajzën e gjallë e më pas edhe nënën. Një ditë më pas morëm informacion se të dyja ishin mirë në spital. Vajza ka qenë 2-vjeçare.

    Pas gjithë atyre orëve nën rrënoja, e kemi mbështjellë me uniformën dhe filloi të qeshë. Është lumturuar. Ka qenë dita e tretë e tërmetit”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    25 June 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark