×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ushtari kroat kapet duke transportuar kosovarin që hyri ilegalisht në Kroaci

    Insajderi
    03 March 2024 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia në Kroaci ka kapur një pjesëtar të forcave të tyre të armatosura, duke e bartur një qytetar nga Kosova të ka hyrë ilegalisht në Kroaci.

    Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka konfirmuar se ushtari 30-vjeçar është ndaluar në një pushimore në autostradën A1 në Dusina.

    Sipas konfirmimit të tyre, bëhet fjalë për një person ushtarakisht aktiv, derisa thuhet se do të pasojnë procedura disiplinore ndaj tij, raporton Nacional.hr.

    Çdoherë sipas mediumit, ushtari kroat nuk ishte duke e kontrabanduar kosovarin, por vetëm që e ka transportuar atë në një pikë të caktuar. Ai akuzohet sipas nenit 53 të Ligjit për të Huaj, që thotë se “është e ndaluar që të asistohen qytetarë të një vendi të tretë për kalim ilegal, transit, apo edhe qëndrim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark