×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtari që shërbeu në Kosovë, dërgoi kërcënime me bombë në Danimarkë

    Insajderi
    18 October 2016 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën, dikush dërgoi kërcënime me bombë ndaj aeroporteve, spitaleve, qendrave tregtare dhe institucioneve tjera në Danimarkë, raporton faqja e televizionit shtetëror danez Dr.dk.

    Këto kërcënime bënë që dy aeroporte dhe dy qendra tregtare të mbylleshin për disa orë në shtetin danez.

    Policia daneze arrestoi të hënën një 31-vjeçar lidhur me këto kërcënime. Siç shkruan BBC News, i dyshuari është një ish-ushtar i ushtrisë daneze, i cili së fundmi kishte shërbyer në Kosovë.

    exi

    Më parë, ish-ushtari i dyshuar për këto kërcënime, kishte shërbyer edhe në Afganistan. Të martën një gjykatë në Danimarkë, vendosi që ta mbajë në paraburgim të dyshuarin deri më 9 nëntor. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark