Ushtria irakiane hyn në Falluxhan e kontrolluar nga Shteti Islamik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ushtria irakiane hyn në Falluxhan e kontrolluar nga Shteti Islamik

    Insajderi
    30 May 2016 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria irakiane ka bërë të ditur se forcat e saj kanë hyrë në qytetin Falluxha, i cili kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik

    Korrespondentët thonë se shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri mund të dëgjohen në qarkun jugor Naimia.  Operacioni për rimarrjen e qytetit ka nisur qysh më 22 maj.

    Falluxha është qyteti i parë që ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik në vitin 2014.

    Rreth 50,000 civilë besohet se janë ende të bllokuar atje.

    Kombet e Bashkuara kanë thënë se kanë marrë raporte për vuajtje të tmerrshme të tyre, njofton Evropa e Lirë/

    Falluxha ka qenë nën rrethim për gjashtë muaj dhe shumë pak ushqime apo ilaçe kanë hyrë në qytet.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark