Insajderi
Botë

“Ushtria jonë është solide”, Tajvani teston raketat amerikane ‘Patriot’

Insajderi
20 August 2024 - 17:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ushtria jonë është solide”, Tajvani teston raketat amerikane ‘Patriot’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tajvani tregoi fuqinë e tij raketore, duke lëshuar një bateri raketash tokë-ajër para gazetarëve gjatë një vizite në një vend testimi në një pjesë të largët të bregdetit juglindor të ishullit.

Tajvani të cilin Kina e sheh si territorin e saj, është ankuar për rritjen e aktivitetit ushtarak kinez ndërsa Pekini ngre pretendimet e tij për sovranitet dhe si rrjedhojë Taipei ka forcuar aftësitë e tij parandaluese.

Raketat janë një pjesë kyçe e strategjisë së mbrojtjes së Tajvanit, të prodhuara nga SHBA dhe të zhvilluara brenda vendit. Në qiell u hodhën dy raketa Patriot të prodhuara nga SHBA.

“Të gjitha raketat që janë lëshuar sot kanë goditur pa probleme dhe kanë dëshmuar dy pika – e para është që trajnimi i ushtarëve tanë është shumë solid, tjetra është se sistemet tona të armëve janë verifikuar gjatë këtij procesi të gjuajtjes së raketave të drejtpërdrejta”, theksoi zëvendësministri i Mbrojtjes së Tajvanit. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark