Forcat e ushtrisë turke në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit” kanë goditur 217 pozicione të organizatës terroriste DEASH, mes të cilave ka pasur edhe depo armësh, raporton Anadolu Agency.
Sipas një njoftimi me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke, thuhet se forcat e ushtrisë turke kanë vazhduar aktivitetin e tyre në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit”, e cila nisi më 24 gusht.
Në ditën e 117 të kësaj ofensive janë goditur 160 pozicione të DEASH-it me anë të artilerisë së rëndë, ndërkohë 57 pozicione të tjera përmes avionëve të forcave të armatosura të Turqisë.