Ushtria turke ka vrarë 18 kurdë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ushtria turke ka vrarë 18 kurdë

    Insajderi
    21 October 2016 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria turke thotë se ka vrarë 18 luftëtarë kurdë, gjatë sulmeve ajrore në juglindje të Turqisë dhe në veri të Irakut.

    Ushtria ka thënë se 12 pjesëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) janë neutralizuar sot në Cukurac, qark në provincën Hakkari, që gjendet pranë kufirit me Irakun.

    Në veri të Irakut, në sulmet që kanë goditur rajonin Avashin Basyan, sipas ushtrisë turke janë vrarë gjashtë luftëtarë të PPK-së.

    Në një ngjarje të ndarë, ushtria turke ka thënë se ka sulmuar 40 pozicione të grupit militant Shteti Islamik dhe gjashtë pozicione të YPG-së në veri të Sirisë, njofton rel.

    Ushtria siriane i ka quajtur sulmet ajrore turke si “agresion flagrant” dhe ka thënë se do të rrëzojë çdo avionë luftarakë rusë që hynë në hapësirën ajrore të Sirisë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark