Trupi i pacientëve me Covid-19 fillon të sulmojë qelizat dhe indet e tij, në vend se të luftojë virusin.
Ata erdhën në përfundim se kanabidiol, ose CBD i cili është një përbërës në kanabis e ndalon këtë, raporton “DailyStar”, transmeton lajmi.net.
Studiuesit nga Kolegji Dentar i Gjeorgjisë në SHBA treguan që nivelet e apelinës në gjak rriten 20 herë kur pacientëve u është dhënë CBD.
Dr. Jack Yu, nga Kolegji Mjekësor i Gjeorgjisë, tha se CBD pothuajse e ktheu atë në një nivel normal.
Ekipi më parë zbuloi se CBD mund të përmirësojë nivelet e oksigjenit dhe të zvogëlojë inflamacionin e mushkërive në pacientët me koronavirus.
Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Jugut thanë se tetrahidrokannaboli (THC), një nga përbërësit kryesorë në kanabis, mund të ndihmojë.
Ata shpjeguan se mund të zvogëlojë inflamacionin në mushkëri, i njohur si sindroma akute e distresit respirator (ARDS).
Ekipi testoi efektet e THC tek minjtë me sindromën.
Në 100% të rasteve, THC ndaloi inflamacionin e mushkërive, duke ngadalësuar lirimin e proteinave të citokinës.