Vajza pa duar fiton garën e dorëshkrimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vajza pa duar fiton garën e dorëshkrimit

    Insajderi
    10 May 2016 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    7 vjeçarja Anaya Ellick do të ju bëjë të ndiheni të turpëruar nga dorëshkrimi juaj edhe pse ajo është e lindur pa duar.

    Kjo vajzë është nga Chesapeake në Virgjinia të Amerikës dhe ka fituar garën kombëtare të dorëshkrimit.

    Ajo ka marrë çmimin special “Nicholas Maxim” për ekselencën e saj në dorëshkrim.

    Anaya ka shkruar në mënyrë perfekte shkronjat e secilës fjali duke mbajtur lapsin me krahët e saj.

    Juria ka qenë e mrekulluar nga aftësia e saj për të shkruar me dorë përkundër mungesës së duarve që nga lindja.

    Juria e ka cilësuar atë si një vajzë të jashtëzakonshme për të cilën nuk kanë pasur asnjë dilemë nëse do të duhej të fitonte në një garë me 300 pjesmarrës të tjerë.

    Nëna e vajzës ka thënë se ajo është mirënjohëse ndaj vajzës së saj e cila nuk ankohet asnjëherë por mëson gjëra dhe taktika të reja për të zëvendësuar duart./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark