Ditën e sotme (e enjte) vajza e futbollistit, Granit Xhaka, feston ditëlindjen.
Bukuroshja e vogël, ka mbushur dy vjet, dhe në këtë ditë të veçantë, padyshim nuk ka munguar urimi special nga i ati.
“Urime ditëlindjen engjëlli im i bukur. Nuk mund të besoj se je bërë dyvjeçe tani. Jam shumë i bekuar që kam vajzën më të mirë së bashku me motrën tënde që një baba mund të kërkojë”, ka shkruar Granit Xhaka në rrjetet sociale.
Graniti ndërkaq është i martuar prej shumë vitesh me Leonita Lekajn, me të cilën ka dy fëmijë.
Përveç Ayana, çifti janë prindër edhe të vajzës tjetër Lanyea e cila erdhi në jetë pak muaj më parë.