Vajza e kameramanit kosovar në gjendje të rëndë, kërkohet ndihmë për shërimin e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e kameramanit kosovar në gjendje të rëndë, kërkohet ndihmë për shërimin e saj

    Insajderi
    29 December 2024 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Laurat Gashi ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për vajzën e tij, Una e cila ndodhet në Spitalin “Majka i Dete” në Beograd duke u trajtuar intensivisht për një diagnozë shumë të rëndë – Sindromin Hemolytic Uremic Syndrome (HUS).

    Gjendja e UNA-s është ende e paqëndrueshme dhe është e pasigurt nëse do të mund të parashikohet koha dhe shuma e nevojshme për trajtimin e saj.

    Gashi ka bërë apel për çdo kontribut financiar që mund të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve të shërimit.

    “Sot, më shumë se kurrë, kam nevojë për përkrahjen tuaj. Në këtë moment të vështirë, çdo kontribut do të ishte një mbështetje e madhe për UNA-n,” tha Gashi në një postim në rrjetet sociale.

    Ndihmat mund të dërgohen në llogarinë bankare të NLB Bank, me IBAN-in XK05 1701003028359905.

    Gashi shprehu mirënjohjen e tij për çdo formë ndihme dhe falënderon çdo person që mund të kontribuoj në këtë situatë të vështirë.

    Për Unan, çdo ndihmë është e çmuar dhe mund të bëjë një ndryshim të madh në përpjekjet për shërimin e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark