Kylie Jenner ndau një foto të vajzës së saj, Stormi Webster, nga shtëpia, në ditën e saj të parë të shkollës të mërkurën, shkruan Page Six.
Çanta e vogëlushes ishte me ngjyrë rozë të lehtë e brendit “Hermès Kelly Ado”, e cila ka vlerë 12 mijë dollarë.
Së bashku me çantën e kushtueshme, Stormi veshi një palë atlete Jordan Retro 3, një fustan të zi me bluzë dhe vathë diamanti.
Duket se vogëlushja ka trashëguar dashurinë e mamasë së saj të famshme për të gjitha gjërat “Hermes”.